Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së mjekëve dhe Arben Bislimi, kryetar i shoqatës së onkologëve, nënkryetar i këshillit organizativ, do të flasin për kongresin e dytë të mjekësisë-onkologji.
Alida Muhaxhiri, fasilitatore për sektorin e përpunimit të ushqimit dhe Linda Baleta menaxhere e komunikimit, flasin për ditën ndërkombëtare të gruas rurale, për fuqizimin e gruas në zonat rurale në Kosovë dhe për projektin e punësimit në sektorin privat.
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, në lidhje të drejtpërdrejt do të flas, Naser Sahiti, Rektor i UP-së.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























