11:16 / 15.10.2021
Osmani do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Kosovë.
Fjalimi i Presidentes do të jetë sot (15 tetor) nga ora 16:00, sipas kohës së Kosovës, ndaj transmetimin mund ta bëni duke u lidhur me profilin e Presidentes në rrjetin social “Facebook”, duke e marrë sinjalin me përkthim nga RTK-ja, ose duke u lidhur në këto dy linqe:
https://youtube.com/c/unitednations
http://webtv.un.org/























