‘Blick’: Frei mund ta marrë drejtimin e Kosovës
BKT
Sport

‘Blick’: Frei mund ta marrë drejtimin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa trajner, pas shkarkimit të Bernard Challandes.

Federata e Futbollit ë Kosovës vendosi ta pushojë nga puna teknikun zviceran për shkak të rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Lidhur me trajnerin e ri të Kosovës, gazeta e madhe zvicerane “Blick” ka raportuar se legjenda e Përfaqësueses së Zvicrës, Alexander Frei mund ta marrë drejtimin e “dardanëve”.

42-vjeçari aktualisht është duke udhëhequr skuadrën nga Challange League, FC Wil, derisa më herët ka udhëhequr edhe grupmoshat e Baselit dhe ka qenë drejtor sportiv te Luzerni.