Arabët ofrojnë 200 milionë për Superkupën, por kërkojnë ndryshim formati
BKT
Sport

Arabët ofrojnë 200 milionë për Superkupën, por kërkojnë ndryshim formati

200 milionë euro për 6 vite për Superkupën e Italisë: është ky propozimi që vjen nga Arabia Saudite, që kërkon të ndryshojë formatin e këtij turneu.

Arabia Saudite e vlerëson shumë Serie A dhe është e gatshme që të investojë shuma të mëdha parash, për të siguruar produktin futbollistik italian.

Sipas asaj që shkruan “Milano Finanza”, arabët janë të gatshëm të ofrojnë reth 200 milion euro për rinovimin 3+3 vjet të marrëveshjes aktuale të Superkupës italiane. Një marrëveshje që tejkalon atë aktualen, ku përfitohen 20 milion euro plus bonuse për tre vjet.

Oferta kërkon një ndryshim të formatit të kompeticionit, ku trofeun e diskutojnë fituesi i Serie A dhe fituesi i Kupës së Italisë. Sauditët duan, që të shtojnë numrin e ndeshjeve, duke organizuar një miniturne, që përfshin edhe skuadrat e vendit të dytë si në kampionat edhe në kupë.

Ndërkohë për Superkupën e këtij sezoni nuk është vendosur akoma data dhe vendi i zhvillimit të takimit. Interi dhe Juventusi duan që të luajnë në Ryad në 22 dhjetor, ndërsa Liga e Serie A dëshiron që të zhvillojë finalen në 5 janar në Romë ose Milano.