Kurti i bindur në fitoren e Vitisë: Sot, jam në krah të kryetarit tim
Kryeministri Albin Kurti ka publikuar një video, ku ka lavdëruar punën e kandidatit për kryetar të Prishtinës nga VV, Arben Vitia, gjatë kohës që ishte drejtor i shëndetësisë në kryeqytet, si dhe ministër i shëndetësisë.
“Shumë punë ka bërë si ministër e si drejtor. Ka siguruar vaksinat dhe ka reformuar Qendrat e Mjekësisë Familjare. Sot, jam në krah të kryetarit tim. Beni, të uroj punë të mbarë dhe të garantoj përkrahje të madhe”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Si drejtor i shëndetësisë ka qenë shembull për transformimin e Qendrave të Mjekësisë Familjare në Kosovë”, shprehet kryeministri.
“Në mes të pandemisë ka organizuar vaksinim rekord të popullatës”.
“Tash është radha ime me i dal në krah kryetarit tim. Ju premtoj se bashkëpunimi ynë do të jetë shembullorë”.























