Trazirat në veri – serbët e rusëve në këmbë me kërcënime
“Serbët me të kaluar kriminale, serbë të strukturave shtetërore serbe, dhe posaçërisht serbë të lidhur me Federatën e Rusisë, janë kategoritë e serbëve më kërcënues në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi.
Aksioni i organeve të rendit për ta luftuar krimin e organizuar në Kosovë, u bë njëra nga temat më të diskutueshme jo vetëm në median vendore, por edhe atë ndërombëtare. Veçmas deklarimet më të zëshme erdhën nga rrjetet sociale.
Por, në rrjetet sociale folën edhe serbë të akuzuar për terrorizëm dhe të kërkuar të Interpolit.
Nemanja Ristiç, qytetar i Serbisë, i kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Malit të Zi, ka shkruar në rrjetet e tij sociale për aksionin e së mërkurës në Mitrovicën Veriore.
Ne foto: Nemanja Ristic dhe Sergej Lavrov
“Përshëndetje për ROSU-n dhe Kurtin si dhe shërbëtorët e tij në Serbi... Gjithë të mirat nga Zoti”. Këtij shkrimi ai ia ka bashkëngjitur edhe foton e tij me snajper nga një poligon i gjuajtjes.
Ibishi ka thënëse, këto kërcënime duhet tëvështrohen me kujdes të veçantë, sepse vijnë nga njerëz të rrezikshëm.
“Nemanja Ristiçështë pjesë e strukturave shtetërore serbe, sado që aktualisht jo zyrtare. Ai dhe kriminelë të tillë që ka plot në Serbi, janë pjesë e shërbimeve sekrete jo vetëm të Serbisë, por edhe të Rusisë. Duhet ta kujtoj se, Ristic është i kërkuar nga Interpoli për grushtetin në Mal të Zi, të cilin e bëri shërbimi sekret rus i ushtrisë, GRU”, ka shtuar Ibishi.
Mirëpo, duke hulumtuar në rrjetet sociale, vërehen edhe kërcënime të tjera të ngjashme që vijnë nga njerëz me precen kriminal.
Ne foto: Radomir Poçuça në Ukrainë
Serbi Radomir Poçuça, i cili i ishte bashkëngjitur forcave separatiste ruse në Ukrainë, gjithashtu ka reaguar në facebook.
“Nëse ka përsëritje të marsit të vitit 2004, as ushtria serbe, as ushtria e shqiptarëve e as NATO nuk do të mund ta ndalin valën deri në Prizren”, është kërcënuar të mërkurën Poçuça.
Edhe Nemanja Ristiç e edhe Radomir Poçuça janë emra të njohur për kërcënimin jo vetëm të Kosovës e rajonit të Ballkanit, por edhe më gjerë.
Angazhimi i tyre është luftimi i vlerës së qytetërimit evropian.























