Krasniqi: Ballazhi do ta shndërrojë Hanin e Elezit në komunë të zhvilluar
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Han të Elezit, ku tha se ndryshimi që po vjen në këtë komunë, do t`iu sjellë qytetarëve një zhvillim me dinamikë të re që krijon mundësi të reja e perspektivë për edukim dhe punësim.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thekson se Hani i Elezit nuk mund të mbesë edhe më tej vendkalim, por duhet të shndërrohet në vendqëndrim dhe zonë ekonomike.
"Me programin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe me vendosmërinë e kryetarit në ardhje, Mehmet Ballazhi, për qeverisje progresive në Han të Elezit, kjo komunë në katër vitet e ardhshme do të përjetoj zhvillim të hovshëm, si asnjëherë më parë. Ky vizion i yni do të jetësohet me 17 tetor, kur qytetarët e Hanit të Elezit do të bëhen bashkë për ta votuar numrin 177, për kryetarin Mehmet Ballazhi.", shkruan ai.























