Elvis Osmani, Jeton Çubreli, Vullnet Sefaja - për ndryshime në Mitrovicë!
BKT
Lajme

Elvis Osmani, Jeton Çubreli, Vullnet Sefaja - për ndryshime në Mitrovicë!

Figurat më emblematike të qytetit të Mitrovicës dhe jo vetëm, kanë bërë thirje për ndryshim pushteti në Mitrovicë, duke kërkuar kthimin e dinjitetit të qytetit.

Sipas tyre, vota për kryetarin aktual Agim Bahtiri është vote për të qëndruar në gjendjen e rëndë dhe poshtruese ku ndodhet Mitrovica prej 8 vitesh.

Pas anëtarëve të Vetëvendosjes, që kanë dalë hapur kundër mandatit të tretë për kryetarin Agim Bahtiri, gjatë dy ditëve të fundit dhe figura emblematike që merren me art, sport, muzikë, janë shprehur qartë për ndryshime poltike dhe të pushtetit në qytetin e Mitrovicës.

Është Elvis Osmani, kapiteni legjendar i Trepçës, Jeton Çubreli, tjetër legjendë e qytetit dhe Vullnet Sefaja, njëri prej artistëve më të njohur të Kosovës dhe Mitrovicës, që kanë shkruar statuse në rrjete sociale duke mbështetur fuqishëm ndryshimet që duhet të ndodhin ditën e djelë në këtë qytet historikë.

Sipas tyre, në asnjë mënyrë nuk duhet të votohet për mandatin e tretë për kryetarin aktual Agim Bahtiri.

Lexoni statuset në rrjetet sociale të Elvisit, Jetonit dhe Vullnetit..

Legjenda e futbollit mitrovicas, Elvis Osmani, kërkon votë për ndryshim: T'ia kthejmë dinjitetin qytetit tonë * Legjenda e futbollit mitrovicas, Elvis Osmani, ka bërë thirrje për ndryshim të pushtetit në Mitrovicë, për t’ia kthyer qytetit dinjitetin. Elvis Osmani është një prej legjendave të futbollit mitrovicas, i cili njihet si lojtari më fair play. Ai ka luajtur nën dresat e Trepça ‘89 dhe KF Trepça me të cilin është shpallur kampion, ndërsa ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, shkruan Jepi Zë.

Osmani tha se ndryshimi është i nevojshëm, përtej partive dhe inateve personale për kthimin e dinjitetit të qytetit që e duam.

Ndryshe, thirrje të ngjashme për kthim të dinjitetit në qytet bëri edhe Vullnet Sefaja. Postimi i plotë:

Përtej partive, përtej inateve personale, sot Mitrovica ka nevojë për ndryshim si kurrë më parë! T'ja kthejmë DINJITETIN qytetit tonë që aq shumë e dojmë! Votoni për ndryshim. Me respekt.

 

Vullnet Sefaja, personaliteti i njohur mitrovicas për humanizëm dhe kontribues i madh për klubet sportive mitrovicase, u bëri thirrje qytetarëve që të ata shfrytëzojnë votën e tyre për ta ndalur nënçmimin e qytetit. Ai tha se asnjëherë në jetën e tij nuk është marrë me politikë, është lokalist i madh dhe e do Mitrovicën me shpirt. Ndërsa sot për herë të parë ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës, edhe atyre në diasporë e që mund të votojnë, që me votë ta ndalojnë nënçmimin e qytetit të Mitrovicës dhe të ndërrojnë qeverisjen.

Sefaja tha se duhet t’ia kthejmë shpresën qytetit me kulturën, zhvillimin dhe artin e të cilit janë mburrur shumë gjenerata.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që më njohin e dinë që në jetën time asnjëherë nuk jam marrë me politikë dhe nuk kam përkrahur ndonjë parti politike, qofte që edhe gjatë karrierës time muzikore nuk kam kënduar në ndonjë tubim të ndonjë partie politike. Jam rritur në Mitrovicë dhe të gjithë e dinë që jam një lokalist i madh si dhe shoqëria ime që e kam gjithandej më njohin dhe më kanë pranuar si të tillë. Gjithmonë përpiqem që Mitrovicën ta shoh sa më mirë që është e mundur sepse e dua me gjithë shpirt. Jam përpjekur gjatë gjithë jetës dhe vazhdoj të jap kontributin tim modest për këtë qytet sepse siç e ceka që e dua me shpirtë. Sot, për herë të parë po JU lus të gjithë Mitrovicasve kudo që jeni, edhe ju që momentalisht nuk jetoni në Mitrovicë e që mund të votoni në këtë qytet, të dilni dhe të ndryshoni me voten tuaj këtë NËNÇMIM që është duke e përjetuar qe sa kohë qyteti jonë. Unë besoj qe ne jemi ata që mund ta ndalojmë nënçmimin që i bëhet qytetit tonë shumë të dashur pa dallim të ngjyrave partiake. Me votën e tyre njerëzit mund edhe t’i ndëshkojnë ata që me dije apo jo e nënçmojnë vendin siç edhe i kanë ndëshkuar gjithmonë. Sot, keni opcion për ta bërë këtë gjë dhe ju lus që të kontribuoni që t’ia kthejmë sado pak një shpresë atij qyteti me të cilin janë mburrë shumë gjenerata para neve, si nga ana zhvillimore, kulturore apo artistike. Ju lutem mos të shuajmë dashurinë që e kemi për MITROVICËN.


MË SHUME NGA Lajme