Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”
Sharr Travel

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”

Mirëpritet edhe në DEA Open Air International Film Festival në Tiranë.

Filmi dokumentar “Mbijtesa dhe shkolla”, me skenar e producent Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie Bekim Qyqalla, u prezantua me sukses edhe në kuadër të DEA Open Air Internacional Film Festival në Trianë. Ky projekt filmik u shfaq sot në ambientet e Universitetit të arteve në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Filmi u mirëprit nga shikuesit e shumtë dhe nga kineastë të shumë vendeve që po marrin pjesë në këtë festival.  

Krahas luftës për liri, populli shqiptar i Kosovës arriti që të organizojë mësimin për fëmijët edhe në malet e Berishës  gjatë luftës në Kosovë. 

Fokus i këtij filmi dokumentar është pikërisht "Mbijetesa dhe shkolla", sakrifica e luftëtarëve të lirisë, prindërve, arsimtarëve dhe e organizatave humanitare ndërkombëtare për mbajtjen e mësimit në shkollën e najllonit jo fort larg pozicioneve të forcave ushtarake e policoe serbe. 

 


MË SHUME NGA Kulturë