Llapi fiton me përmbysje ndaj Prishtinës
Sharr Travel

Llapi fiton me përmbysje ndaj Prishtinës

Llapi ka fituar me përmbyesje ndaj Prishtinës. Kjo ka ndodhur të shtunën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Rezultati përfundimtar ka qenë 1-2. 

Prishtina ka kaluar në epërsi qysh herët, me golin e Besnik Krasniqit në minutën e 22-të.

Fundi i ndeshjes ka qenë dramatik si dhe në favor të llapjanëve. Selmani dhe Veliu me golat e tyre i kanë dhënë fitoren Llapit.