Batatina për fitoren: Ndoqa strategjinë e njëjtë si në Superkupë
Sharr Travel

Batatina për fitoren: Ndoqa strategjinë e njëjtë si në Superkupë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka thënë se në ndeshjen e sotme ndaj Prishtinës ka ndjekur strategjinë e njëjtë me atë të ndeshjes së mëhershme në Superkupë.

"Fillimisht jam shumë i lumtur për këtë fitore, lojtarët të gjithë luajtën mirë. Këtë ndeshje kisha strategjinë e njëjtë me Prishtinën sikurse në takimin në finale të Superkupës. Veliu e Selmani bën një punë të mirë, njësoj sikurse Alidema. Besoj që deri te java e ardhshme do të jemi në pozitën e katërt në Superligë. Nëse kisha qenë trajner i kombëtares, nuk do të humbisja asnjë ndeshje në Fadil Vokrri, vetë emri është një motiv shtesë. Fadili ka ardhë nga Llapi dhe ka bërë maksimumin", ka thënë ai.