Dani Alves do rikthimin në Spanjë, i vetëofrohet ish- klubit
Sharr Travel

Dani Alves do rikthimin në Spanjë, i vetëofrohet ish- klubit

Ndonëse në moshën 38-vjeçare, Dani Alves nuk ka ndërmend të tërhiqet. Mbrojtësi anësor brazilian ka mbetur pa ekip, pasi prishi kontratën me Sao Paolon në Brazil dhe i është vet-ofruar Barcelonës për t’u rikthyer në “Camp Nou”.

Megjithatë drejtuesit e klubit katalan kanë refuzuar menjëherë rikthimin e tij te Barcelona, ku ka luajtur për 8 sezone në periudhën 2008-2016 dhe ka fituar gjithçka me “blaugranat”, transmeton SS.

Pavarësisht vështirësive në krahun e djathtë dhe problemeve ekonomike, që e pengojnë të investojë në merkato, drejtuesit e Barcelonës mendojnë se është më mirë të investojnë te të rinjtë që kanë në ekip, sesa të rikthejnë një 38-vjeçar.