Voton edhe Përparim Rama, fton qytetarët të dalin në votime
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka ftuar sot qytetarët të dalin të votojnë për të ardhmen e kryeqytetit.
Pasi votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij në Qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik, Rama tha se qytetarët gjatë këtyre 30 ditëve kanë pasur mundësi t’i dëgjojnë premtimet elektorale dhe tash ata kanë mundësinë për të zgjedhur.
“Ka qenë një kampanjë fenomenale, fer, ku kemi pasur të gjithë me pa dhe dëgjuar. Tash ndihem edhe më i lumtur demokratik të Kosovës, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë. Të marrim përgjegjësinë dhe të ardhmen e kryeqytetit. Unë ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë të votojnë dhe ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit tonë të dashur”, tha Rama.























