Inzaghi: Episodi i rëndë që vendosi ndeshjen
BKT
Sport

Inzaghi: Episodi i rëndë që vendosi ndeshjen

Pas humbjes me përmbysje ndaj ish-skuadrës së trij Lazios në shtëpinë e këtyre të fundit, ka folur në mikrofonat e “DAZN”, trajneri i Interit, Simone Inzaghi.  Ai, siç transmeton Panorama, ka thënë se në episodin e golit të 2-1 lojtarët kanë humbur ndeshjen dhe mendtë. 

“Kur Lautaro goditi nuk e kuptoi që Dimarco ishte i shtrirë në tokë. Në atë aksion kemi humbur ndeshjen dhe mendtë. Ishte një episod i rëndë që ka vendosur ndeshjen, por do të duhet që të përmirësohemi që të mos ndodhë më”, ka thënë ai.