Giacobbe thirrje qytetarëve: Demokracia s’është sport spektatorësh
BKT
Lajme

Giacobbe thirrje qytetarëve: Demokracia s’është sport spektatorësh

​Nicholas Giacobbe thirrje qytetarëve: Demokracia s’është sport spektatorësh, dilni votoni

I ngarkuari me punë pranë Ambasadës amerikane në Prishtinë Nicholas Giacobbe u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhjet e sotme komunale.

Në një postim në Twitter, diplomati amerikan ka kujtuar se u takon qytetarëve që me votën e tyre të zgjedhin udhëheqësit komunalë.

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh. Ndërsa Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është pjesë e përpjekjeve të vëzhgimit ndërkombëtar, në fund të fundit, ju takon juve, kosovarë, të bëni zërat tuaj të dëgjohen dhe të zgjidhni udhëheqësit komunalë që ndajnë përparësitë tuaja. Bëni pjesën tuaj. Dilni dhe votoni”, ka shkruar ai. 


MË SHUME NGA Lajme