13:31 / 17.10.2021
Konjufca: Shpresoj që procesi të përmbyllet me sukses
Kryekuvendari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka votuar në Fakultetin e Edukimit. Ai pas votimit para medieve tha se sot është dita e demokracisë dhe legjitimitetit të votës.
“Sot është ditë e rëndësishme e demokracisë, sepse qytetarët e Kosovës përmes votës së lirë e demokratike do ta legjitimojnë pushtetin lokal në Republikën tonë”, raporton Ekonomia Online.
Tutje ai tha se procesi zgjedhor ka shkuar mirë, duke uruar që ky proces të përmbyllet me sukses.
“Do t’i zgjedhin kryetarët e komunave dhe do ta përcaktojnë edhe përmbajtjen e të gjitha komunave. Deri tash gjithçka ka shkuar mirë dhe sipas KQZ-së dhe informatave tjera duke uruar që procesi të shkoj mirë dhe të përfundoj me rregull”.























