Agolli ia uron fitoren Bedri Hamzës
Sharr Travel

Agolli ia uron fitoren Bedri Hamzës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Armend Agolli, e ka uruar kundërkandidatin e tij, Bedri Hamza, për rezultatin e arritur në Mitrovicë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Agolli ka thënë se rezultatet në këto zgjedhje ishin të pakënaqshme për të, ndonëse thotë se e pranon propozimin demokratik të mitrovicasve.

“Rezultatet tona nuk janë ato që i prisnim, megjithatë faleminderit secilit që keni besuar në mua. I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, ka shkruar mes tjerash ai.

Me 91,96 për qind të votave të numëruara, Bedri Hamza ka 54,44 për qind, Agim Bahtiri 33,93 dhe Armend Agolli 11,63 për qind.