​Numërohen mbi 83% e votave në Prishtinë: Vitia 42.44%, Rama 29.21%
Sharr Travel

​Numërohen mbi 83% e votave në Prishtinë: Vitia 42.44%, Rama 29.21%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar 82.66 për qind të votave në kryeqytet.

Rezultatet tregojnë për një epërsi të Arben Vitisë nga Lëvizja Vetëvendosje me 42.44 për qind ose 29117 vota.

Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës renditet i dyti me 29.21 për qind ose 20043 vota. Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka 21.66 për qind ose 14857 vota.

Në vendin e katërt renditet Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 4.51 për qind ose 3092 vota. Gëzim Mehmeti nga Aleanca Kosova e Re (AKR) ka 1.88 për qind ose 1292 vota. Avni Çakmaku nga FJALA 0.18 për qind ose 125 dhe Florim Isufi nga Partia Balliste 0.12 për qind ose 80 vota.