AKR-ja e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale
Sharr Travel

AKR-ja e pakënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet komunale nuk janë fort të kënaqshme për Aleanca Kosova e Re, këtë e tha nënkryetari i partisë, Selim Pacolli.

Para gazetarëve, ai tha se në Prishtina kanë arritur t’i kenë 7 asamblistë.

“Këto zgjedhje nuk kanë qenë të kënaqshme për neve por që i kemi asamblistë. Ne do të vazhdojmë të bëjmë punë të mira siç i kemi bërë për katër vite. Një gjë dua ta vlerësoj te qytetarët që nuk është shënuar asnjë incident në këto zgjedhje”, ka thënë Pacolli.

E Gëzim Mehmeti ish-kandidat për kryetar të kryeqytetit, tha se këto zgjedhje qytetarët kanë treguar kulturë, teksa tha se këto zgjedhje nuk janë të kënaqshme.

“I urojmë qytetarët për kulturën dhe rezultatet jo të kënaqshme janë dhe ne i mirëpresim ato. Jemi njëjtë siç kemi qenë në zgjedhjet e kaluara”.

Ndërkaq për zgjedhjet në balotazh, Pacolli tha se nuk kanë kandidatë që do ta përkrahin, teksa tha se janë në pritje të certifikimit të rezultateve.