Të dhënat më të fundit, Prishtina në balotazh
Sharr Travel

Të dhënat më të fundit, Prishtina në balotazh

Rezultati nga rreth 95 për qind të vendvotimeve tregon se Prishtina po shkon drejt balotazhit.

Kandidati i Lëvizjës Vetëvendosje, Arben Vitia, vazhdon të prijë nga fillimi i numërimeve. Deri tash, kur është bërë përditësimi i fundit, ai ka marrë 42.30 për qind të votave. Pas tij, pason Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.33 për qind të votave.

Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës është i treti, me 21.68 për qind të votave. Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4.50 për qind të votave të numëruara deri tash.

Kandidati i Aleancës “Kosova e Re”, Gëzim Mehmeti ka marrë 1.89 për qind të votave; 0.17 për qind i ka marrë Avni Çakmaku nga partia “Fjala” e kandidati i Partisë Balliste, Florim Isufi renditet i fundit me 0.11 për qind të votave.