Mbi 220 gjoba për morespektim të masave antiCOVID
BKT
Lajme

Mbi 220 gjoba për morespektim të masave antiCOVID

Masat të cilat ndodhen në fuqi vazhdojnë të na shoqërojnë ende, përkundër rënies drastike të numrit të rasteve pozitive dhe numrit të viktimave.

Maskat obligative, ora policore, orari i shkurtuar i gastronomisë dhe hyrja brenda lokaleve me kartelën e vaksinimit apo testin PCR, janë në fuqi pothuajse më shumë se një muaj, transmeton lajmi.net.

E nga aksionet e policëve në terren, po vazhdon shqiptimi i gjobave edhe pse se numri i gjobave për mosrespektim duket se ka rënë pak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 222 gjoba për të gjithë qytetarët që kanë thyer rregullat e COVID-it.

Ndërkohë nuk dihet ende deri kur do të vazhdojnë këto masa, por sipas njoftmit të ministrisë së Shëndetësisë, masat do të jenë deri në momentin që nuk do të ketë raste positive.


MË SHUME NGA Lajme