Zhegrova reagon pas golit të fitores së Baselit
BKT
Sport

Zhegrova reagon pas golit të fitores së Baselit

Pasi i siguroi Baselit fitoren më golin e shënuar, në ndeshjen mes Sion-Basel, ka reaguar Edon Zhegrova nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai shprehet i lumtur për golin e shënuar ku ndihmoi skuadrën të merrte 3 pikë të rëndësishme.

Futbollisti i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës, hyri në fushë në minutën 65-të, ku dy minuta më vonë arriti të shënojë një gol spektakolar nga jashtë zone.

“+3. Çfarë ditë e mrekullueshme, gjithmonë i lumtur të ndihmoi skuadrën me golin vendimtar”, postoi 22-vjeçari.

Ky ishte goli i dytë deri më tani në këtë edicion për lojtarin e Dardanëve, gjersa ka edhe tri asistime.

Baseli mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që Eray Comert u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 88-të.