Komisioni Evropian publikon sot raportin për Kosovën
BKT
Lajme

Komisioni Evropian publikon sot raportin për Kosovën

Komisioni Evropian ka njoftuar se të martën (sot) do ta publikojë paketën vjetore të zgjerimit, duke përfshirë raportet e vendeve, ku përfshihet edhe Kosova.

Agjenda e prezantimit të paketës së zgjerimit të vitit 2021 si dhe raportet e vendeve:

Në orën 15.00 mbahet takimi i Parlamentit Evropian, ku do të ketë transmetim të drejtpërdrejtë nga PE.

Në orën 17.15 do të mbahet konferencë për shtyp nga komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Varhelyi. Transmetimi i drejtpërdrejtë në ueb-faqen https://audiovisual.ec.europa.eu/en/ebs/both/20201006.

Në orën 18.30-Dorëzimi zyrtar i raportit nga shefi i Zyrës së BE/PSBE, Tomas Szunyog, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti/konferencë e përbashkët për shtyp

Paketa e zgjerimit e vitit 2021 do të jetë në dispozicion në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/index_en.

 


MË SHUME NGA Lajme