Osmani inkurajon Spancën për punë në funksion të rritjes së transparencës
BKT
Lajme

Osmani inkurajon Spancën për punë në funksion të rritjes së transparencës

Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Sipas komunikatës nga presidenca, Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe ka inkurajuar Auditoren e Përgjithshme që të punojë në funksion të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies publike. Presidentja po ashtu ka theksuar nevojën e përmbushjes së mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së, duke siguruar që paraja publike të menaxhohet si duhet.

Në anën tjetër, Auditorja e Përgjithshme ka njoftuar Presidenten lidhur me punën, aktivitetet dhe sfidat e ZKA-së.

Spanca po ashtu ka ofruar edhe informata lidhur me bashkëpunimin e ZKA-së me institucione e organizata ndërkombëtare të auditimit, si dhe ka theksuar rëndësinë e respektimit të legjislacionit vendor dhe praktikave ndërkombëtare në procesin e auditimit.


MË SHUME NGA Lajme