Ramadani pas fitores së parë në shtëpi: Nuk na jep qetësi!
BKT
Sport

Ramadani pas fitores së parë në shtëpi: Nuk na jep qetësi!

Skuadra kampione Prishtina ka triumfuar për herë të parë këtë edicion në “Fadil Vokrri” ndaj skuadrës së Malishevës, me rezultat të ngushtë 2:1. 

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Malishevës, por ka theksuar se ky triumf nuk i jep qetësi, pasi duhen disa fitore radhazi për ta rritur vetëbesimin.

'Për shkak të mungesës së rezultateve në këtë ndeshje e kemi dashur vetëm fitore. Kjo ishte fitorja e parë si vendas dhe presioni ishte i vetëdijshëm brenda grupit. Kjo fitore nuk na jep qetësi apo vetëbesim pasi duhet të lidhim disa ndeshje radhazi me fitore', deklaroi Ramadani.