17:31 / 19.10.2021
Formacionet zyrtare: Club Brugge-City
Sonte rikthehen në aksion ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Manchester City do të jetë mysafire e Club Brugge nga ora 18:45.
Pas dy xhirove të para në Grupin A, Club Brugge ka katër pikë në pozitën e dytë, ndërsa Man City ka tre sosh në vendin e tretë.
Është një ndeshje shumë e rëndësishme kjo për të dyja skuadrat që do të synojnë pikët maksimale.
Këto janë formacionet që kanë përzgjedhur të dy trajnerët për këtë përballje.
Club Brugge: Mignolet, Sobol, Balanta, Nsoki, Hendry, Lang, Sowah, Vanaken, Rits, Mata, De Ketelaere
Man City: Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Rodri, Bernardo Silva, De Bruyne; Grealish, Foden, Mahrez























