Liverpool ka gati ofertën e çmendur për Salah
BKT
Sport

Liverpool ka gati ofertën e çmendur për Salah

“Të kuqtë” duan ta bëjnë egjiptianin më të paguarin në ekip, menaxheri në Londër për finalizimin.

Sulmuesi Muhamed Salah ka dëshirë që të vazhdojë që të jetë pjesë e Liverpulit, por nëse atij nuk i ofrohet rritje page, atëherë do të largohet.

“Të kuqtë” nuk duan që ta humbin xhevahirin e tyre dhe kanë gati një ofertë të çmendur.

Egjiptiani 29-vjeçar kërkon 400 mijë Paund në javë që të firmosë kontratën e re dhe drejtuesit e klubit anglez sipas tablodit “The Sun” kanë vendosur që t’ia plotësojnë këtë kërkesë.

Kjo do ta bëjë Salahun futbollistin më të paguar te ‘të kuqtë”. Menaxheri i lojtarit nga e shtuna gjendet në Londër, për të finalizuar marrëveshjen.

Egjiptianit i mbaron kontrata në verën e 2023-it dhe me ofertën e re, ai do të përfitojë 82 milionë Paund tri vitet e ardhshme.

Liverpuli është skuadra e dytë në Premier Ligë që harxhon më shumë për rrogat e futbollistëve, 325 milionë sterlina në një vit. Por për tifozët dhe drejtuesit ia vlen të investohet për lojtarin, që u bë pjesë e ekipit në vitin 2017, pasi u transferua nga Roma.

Aktualisht sulmuesi përfiton 200 mijë Paund në javë. Salah ka shënuar 135 gola në 213 takime te “të kuqtë”. Kontrata e re pritet që të jetë firmosur deri më 1 Janar të 2022.