Isufi: Duhej ta fitonim ndeshjen në Klinë
BKT
Sport

Isufi: Duhej ta fitonim ndeshjen në Klinë

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi pas barazimit në Klinë me Dukagjinin (0:0) është shprehur i kënaqur, por ka thënë se skuadra e tij është dashur t’i arkëtojë pikët e plota. Portokallezinjtë mbesin ende të pamposhtur në këtë edicion dhe pas këtij barazimi rikthehen në pozitën e parë në renditje.

“Është dashur të kemi më shumë dëshirë për fitore dhe të ishim më cinik para portës së Dukagjinit. Ndoshta, jemi komod me faktin që nuk humbëm, por duhet të japim më shumë nga vetja në ndeshjet e ardhshme. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në këtë takim, por kemi mundur të japim pak më shumë. Na ka munguar finalizimi, por mendoj se këtë ndeshje është dashur ta fitojmë”, ka thënë Isufi.