Wilderi, gati të zhvillojë një duel të katërt me Furyn
BKT
Sport

Wilderi, gati të zhvillojë një duel të katërt me Furyn

Deontay Wilder është gati të zhvillojë një sfidë të katërt ndaj Tyson Furyt. Lajmin e konfirmoi Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan.

Wilderi dhe Fury janë përballur tri herë mes tyre. Sfida e parë përfundoi në barazim (dhjetor 2018), ndërsa në dy përballjet e tjera (shkurt 2020 dhe tetor 2021) britaniku Tyson Fury fitoi me KO.

“Deontay është gati të zhvillojë një tjetër sfidë ndaj Furyt, i etur për një hakmarrje ndaj tij. Gjithsesi, kjo do të jetë e pamundur të zhvillohet, pasi njerëzit duan të shohin sfida të tjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë me revanshin mes Usyk e Joshua për të vendosur për të ardhmen e Wilderit, që mund të rezervojë të tjera surpriza”, ka thënë Finkel.