Zvministrja e Drejtësisë:Raporti KE flet për Vettingun që s`ka filluar ende
BKT
Lajme

Zvministrja e Drejtësisë:Raporti KE flet për Vettingun që s`ka filluar ende

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala, thotë se Raporti i Komisionit Evropian flet për procesin e Vettingut që ende nuk ka nisur në Kosovë e pikërisht për këtë nuk e sheh si problem

“Nuk shoh problem në procesin e Vettingut sepse këtë proces nuk e kemi filluar akoma. Nëse lexojmë Raportin e Progresit aty evidentohet se Kosova është në fazë të hershme drejtë zhvillimit të një sistemi drejtësie funksional. Raporti evidenton që administrimi i drejtësisë në Republikën e Kosovës është i ngadalshëm, jo efikas dhe i ndikueshëm nga faktorët e jashtëm përfshirë politikën”.

Shala thotë se në raport kërkohet krijimi i menjëhershëm i Vettingut e kjo do të pamundësonte arritjen e rezultateve që priten dhe duhen nga Vettingu, njofton Klankosova.tv.

“Mekanizmi i Vettingut është çelësi për të garantuar që të kemi një gjyqësor të drejtë, efikas dhe të pandikueshëm. Shqetësimi që adresohet në Raportin e Progresit është lidhur me një proces Vettingu të menjëhershëm e që është shqetësim që e ndajmë edhe ne si Ministri e Drejtësisë dhe grupi punues. Në asnjë pjesë të rekomandimit që është miratuar në Qeveri nuk referohet vetëm një Vetting i menjëhershëm por referohet edhe krijimi i mekanizmave të cilët do të garantojnë Vetting të vazhdueshëm brenda këshillave të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial”.

“Mekanizmi i Vettingut nuk është i thjeshtë dhe na duhet shumë punë për të arritur suksesin që dëshirojmë të arrijmë. Me një Vetting të menjëhershëm nuk arrihen rezultatet që duam të arrihen”, deklaroi Shala.


MË SHUME NGA Lajme