Krivaqa paraqitet para prokurorit të rastit, ai është mbrojtur ne heshtje
Nën pranga e me siguri të lartë, këtë të merkure Dardan Krivaqa i dyshuari për vrasjen e 18 vjecares Marigona Osmani, është paraqitur para prokurorit të rastit.
Ai është thirrur për të dhënë dëshmi për të cilën dyshohet se ka kryer vrasje të rëndë ndaj ish bashkëshortës së tij me të cilen edhe ka bashkëjetuar.
E paraqitja e tij nuk zgjatë më shumë se 30 minuta, sipas avokatit i të dyshuarit , klienti i tijë është brojtur në heshtje duke shfrtëzuar të drejtën e tij ligjore.
Ndërsa avoakti i familjes së dëmtuar, tregon kërkesën për të cilën Krivaqa i ka drejtuar prokurorit.
“I dyshuari i dytë sot në intervistim është mbrojtur në heshtje ka shfrytëzuar të drejtën e tij normalisht kërkesa e tij ka qenë që paraprakisht duhet me pa provat, provat nuk i kemi as na për arsyeje të ndjeshmërisë së rastit, deklarimi i tij ke që në fazat e ardhshme do të deklarohet, pasi prokuroria t’a kompleton dosjen” , tha Gazmend Rexhepi-avokat i palës së dëmtuar.
E pas përfundimit të deklarimit, të dyshuarit i pengoj prezenca e mediava, duke thënë:
A smujtet pa ardhë ju ktu a?
Krivaqa dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë, kërkesa e prokurorisë ndaj gjykatës themelore është se i pandehuri Dardan Krivaqa me 22 gusht të vitit 2021 në mënyrë mizore ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj të ndjeres Marigona Osmanit gjë për të cilën eksiztojnë dyshimet e bazuara.
Gjithashtu edhe i dyshuari i dytë sipas prokurorisë ka kontribuar në mënyrë të drejtëpërdrejt në vrasjen e 18 vjecares nga Ferizaj, I njejti është duke u mbajtur në paraburgim.























