Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për projektin, Ndërgjegjësimi për rëndësinë e zhvillimit  në fëmijëri të hershme, do të flasin, Krenare Lleshi, menaxhere e projektit dhe Shukrije Lecaj, koordinatore pedagogjike.

Për fillimin e javës së filmave Shqiptarë në shkup, në lidhje të drejtpërdrejt flet, Majlinda Tafa-Koordinatore e javës së filmit Shqiptar në Shkup.

Do të promovohet libri "Hyj nga dera", i poetit, Sylë Maxherra.

Në lidhje të drejtpërdrejt, për premierën e baletit, Tanzminiaturen dhe tangata, flet, Kreshnik Musolli, ud. Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme