11:31 / 21.10.2021
446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave antiCOVID
Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e gjobave për personat që nuk po i rrespektojnë masat kundër Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka shqiptuar 446 gjoba për personat që nuk i kanë respektuar masat kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Së bashku me këto masa, po vazhdojnë edhe aksionet e policies nëpër terren, për parandalimin e përhapjes së virusit.























