Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Valon Canhasi, nga  Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK, flet për nisjen e edicionit të 10-të të festivalit të teknologjisë "Kosict".

Shahin  Berisha, profesor në  Universitetin Arizona në Shba dhe Zeqir Veselaj, Profesor në  Fakultetin e  Edukimit, UP, flasin për publikimin dhe projektin "Gjurmët e qëndrueshmërisë". Ndryshimet klimatike gjurma e C02.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Diellona Hasani zëdhënëse e galerisë, flet për hapjen e ekspozitës e artistit, Naho Kawabe.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme