Conference League, tifozët sulmojnë presidentin e klubit rival
Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Holandë ku është sulmuar presidenti i klubit gjerman, Union Berlin.
Siç transmeton "Panorama", lajmi u bë i ditur nga vetë mediat gjermane, të cilat raportuan se Dirk Zingler kishte rënë pre e një sulmi nga tifozë të Feyenoord në prag ndeshjes që holandezët do të luajnë ndaj rivalëve të Union Berlinit pasditen e sotme në Ligën e Konferencës.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Roterdam, ku së bashku me presidentin Zingler kanë qenë dhe anëtarë të bordit të klubit. Një tifoz 25-vjeçar është arrestuar nga policia si i akuzuar për sulmin, ndërsa njëri prej të lënduarve ka përfunduar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Klubi i Feyenoord ka kërkuar menjëherë falje duke dënuar ashpër dhunën e tifozëve të saj.























