Mehaj dhe Kajar biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe FSK-së
Sharr Travel

Mehaj dhe Kajar biseduan për rritjen e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajari, të cilit i uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës dhe për detyrën e re.

Me këtë rast ministri Meha ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e lartë për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit dhe ndikimit të madh edhe në sigurinë rajonale.

Gjenerali Kajari shprehu kënaqësinë e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në mes të KFOR-it dhe FSK-së.

Ndër të tjera, ai shprehu gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe nivelit të marrëdhënieve të kultivuara nga paraardhësi i tij, gjeneral Federici.

Në fund, ministri Mehaj dhe gjeneral Kajari u akorduan për vazhdimin e bashkëpunimit, kontakteve dhe koordinimit të ndërsjellë për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të rolit dhe përgjegjësive tona institucionale. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Aktuale