Mehmeti u takua me Drejtorin e Departamentit për Evropën në FMN
Sharr Travel

Mehmeti u takua me Drejtorin e Departamentit për Evropën në FMN

Në kuadër të takimeve të rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti, u takua me Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit për Evropën në FMN.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti prezantoi pikëpamjet e BQK-së rreth zhvillimeve makroekonomike dhe financiare në Kosovë, duke theksuar në veçanti qëndrueshmërinë e lartë që po gëzon sistemi financiar i vendit dhe roli i tij në mbështetje të rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Po ashtu, Guvernatori Mehmeti ritheksoi nevojën urgjente të plotësimit të vendeve të lira në Bordin e BQK-së si domosdoshmëri për funksionimin normal të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, Kammer vlerësoi lart zhvillimet pozitive në sistemin financiar të vendit dhe rolin shumë të rëndësishëm që ka luajtur BQK dhe sistemi financiar në ballafaqimin e ekonomisë së vendit me pasojat e shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ai po ashtu bëri thirrje për funksionalizimin sa më të shpejtë të Bordit të BQK-së dhe theksoi domosdoshmërinë e ruajtjes së pavarësisë së Bankës Qendrore në mënyrë që ndërhyrjet politike të mos pengojnë ushtrimin efektiv të funksionit të këtij institucioni shumë të rëndësishëm të vendit. 


MË SHUME NGA Aktuale