Mbahet takimi i parë i grupit punues Kosovë-Serbi për targat në Bruksel
Sharr Travel

Mbahet takimi i parë i grupit punues Kosovë-Serbi për targat në Bruksel

Sot në Bruksel u mbajt takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Në takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet grupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të BE-së, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët.

Ky takim bazohet në marrëveshjen e arritur më 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas së cilës, është formuar grupi punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes, thuhet në një komunikatë për media të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.


MË SHUME NGA Aktuale