Delegohen gjyqtarët e fundjavës, Çaka përsëri në sfidën kryesore
Sharr Travel

Delegohen gjyqtarët e fundjavës, Çaka përsëri në sfidën kryesore

Java e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon në fundjavë ku në program janë shumë ndeshje interesante.

Spikasin dy ndeshje në kuadër të kësaj xhiro. Ndeshja, kryesore do të zhvillohet ditën e diele ku Ballkani dhe Prishtina do ballafaqohen mes vete. Nxehtë pritet të jetë edhe në Podujevë ku skuadra e Llapit do t’i bëjë konak Dritës.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për javën e nxehtë.

Ndeshja kryesore mes Ballkani dhe Prishtinës i është besuar njërit nga gjyqtarët më të mirë në vend, Dardan Çakës me asistentët Fatlum Berisha, Alban Ejupi, Vigan Ibërdemaj dhe Mervan Bejtullahu (VAR), transmeton Sheshi.

Sfidën mes Llapit dhe Dritës do ta drejtoj gjqytari Genc Nuza me asistentët Lumturije Muhadri, Bujar Selimaj, Arben Halilaj dhe Ilir Mehmeti (VAR).