​Mbetjet fosile të Big John u shitën për 5.5 milionë euro
Sharr Travel

​Mbetjet fosile të Big John u shitën për 5.5 milionë euro

Mbetjet fosile të Big John, dinozaurit më të madh Triceratops të zbuluar ndonjëherë nga paleontologët, u shitën sot në një ankand në Paris për 5.5 milionë euro.

Çmimi i përgjithshëm, përfshirë komisionet, ishte 6.65 milionë euro, tha shtëpia e ankandit "Otel Druo", e cila kreu shitjen, raporton Reuters.

Shtëpia e ankandeve në Paris "Hotel Druo" vlerësoi se skeleti i Big John mund të arrijë një çmim midis 1.2 - 1.5 milionë euro.

Big John bredhi në zonat e Dakotës së sotme të Jugut më shumë se 66 milionë vjet më parë, dhe paleontologët zbuluan pjesën e parë të eshtrave të tij në 2014, për të gjetur përfundimisht 60 për qind të skeleteve, përfshirë pothuajse të gjithë kafkën.

Triceratops do të thotë "fytyrë me tre brirë", dhe kafka e Big John, e quajtur sipas pronarit të tokës ku u gjetën më shumë se 200 eshtra dinozaurësh, është e gjatë 2.62 metra, që është pothuajse një e treta e gjatësisë së saj të përgjithshme, dhe është dy metra e gjerë.


MË SHUME NGA Kulturë