Rossi: Dua ta mbyll karrierën me një podium
Sharr Travel

Rossi: Dua ta mbyll karrierën me një podium

Piloti italian Valentino Rossi u shpreh se në tri garat e fundit të këtij sezoni të fundit edhe të karrierës së tij në Moto GP dëshiron të bëjë një paraqitje të mirë. Pse jo, të synojë podiumin edhe pse ky duket një “mision i pamundur”.

“Pas disa garave jashtë Evropës tani jemi më të qetë dhe kam pasur mundësi të përgatitem më mirë. Gjatë këtyre ditëve jam stërvitur fort, në mënyrë që këto 3 gara të mbetura t’i përballoj në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana fizike”, ka thënë Rossi.

“Synoj që në këto tri gara të shkojë sa më afër podiumit, në mënyrë që ta mbyll karrierën sa më mirë. Gara e radhës është në pistën e Misanos, në shtëpinë time dhe dua ta shijoj në maksimum”, u shpreh legjenda e Moto GP.