Bodo/Glimt shkatërron Romën e Mourinhos
Skuadra e Bodo/Glimt ka arritur sot një rezultat historik pasi që e ka shkatërruar AS Roman me rezultat të thellë 6:1, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Bodo/Glimt dhe Roma gjenden në Grupin C të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, së bashku me dy skuadrat e tjera si CSKA Sofia dhe FK Zorya.
Bodo/Glimt ishte skuadra e parë që e morri epërsinë në ndeshje me dy gola të shpejtë të shënuar nga Botheim në minutën e 8’ dhe Berg në minutën e 20’.
Kundërpërgjigja e gjigandit italian ishte e shpejtë, ku e ngushtoi rezultatin në 2:1 përmes golit të Carles Perez në minutën e 28’.
Pjesën e dytë e filloi më mirë skuadra norvegjeze, ku i dha fund shpresave të romakëve për përmbysje të rezultatit, pasi që shënoi edhe katër gola të tjerë.
Fillimisht, Botheim shënon në minutën e 52’ për 3:1, kurse Solbakken thellon rezultatin në 4:1 në minutën e 71’. Norvegjezët nuk u ndalën me kaq, ku shënuan edhe dy gola të tjerë përmes Pellegrinos në minutën e 78’ dhe Solbakken në minutën e 80’ për rezultatin final 6:1.
Me pikët e reja, Bodo/Glimt tani renditet në pozitën e parë në Grupin C me gjithsej shtatë pikë, një më shumë se Roma që zë vendin e dytë.
Ndërkaq, humbja e sotme ishte më e thella për trajnerin portugez Jose Mourinho, prej kohës që është në krye të skuadrës italiane AS Roma.























