Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqi Premierën e dytë për vitin 2021
Sharr Travel

Baleti Kombëtar i Kosovës shfaqi Premierën e dytë për vitin 2021

Në Baletin Kombëtar janë dhënë shfaqjet " Tangata" dhe "Tanzminiaturen"nga koreografi Ricardo Fernando!

"Tanzminiaturen" 
Koreografia: Ricardo Fernando
Asistente: Christine Ceconello
Muzika: J. S. Bach
Kostumet: Ricardo Fernando
Dizajni i ndriçimit & skenografisë: Ricardo Fernando

"Tangata"
Koreografia: Ricardo Fernando
Asistente: Christine Ceconello
Muzika: Astor Piazzolla
Kostumet: Ricardo Fernando
Dizajni i ndriçimit & skenografisë: Ricardo Fernando.

Shfaqja " Tangata" dhe "Tanzminiaturen"nga koreografi Ricardo Fernando!
Sonte trupa e Baletit te Kosoves shkelqeu si çdo here ne premiera e repriza! Shfaqja "Tangata" dhe "Tanzmintiaturen"  paraqiten  dy kohe te vallezimit, modernen dhe klasiken. Ajo qe i veçonte keto dy pjese ish reflektimi i dashurisë permes levizjeve skenike! Balerinet e Kosoves jane mrekullia, bukuria, vlera dhe dinjiteti i ketij populli kaq te vogel, por me keto vlera arti, kjo trupe e balerineve jane ambasadoret e kultures sone, jane pasqyrë e pathyer, permes se ciles sheh vlerat artdashese te vendit tone.
Lus institucionet kompetente te Kosoves qe te bejne edhe me shume per artin, per Baletin e Kosoves, t'ju ofrojne kushte me te mira si ne ambientin e teatrit, ku ata bejne prova dhe kalojne pjesen me te madhe te jetes se tyre, ne ato kushte nen minimalen, mos te themi te mjerueshme. Hapeni mendjen, siç i hapim syte kur shohim kesi shfaqje, dhe ngriteni ate godine - shkolle baleti, mjaft u turperuat para tyre.
Kane nevoje po ashtu edhe ne perkrahjen e tyre financiare! Ata meritojne shume me shume respekt dhe perkrahje, jane dritare e hapur, permes se ciles perqojne kulturen dhe dashurine e nje populli qe sa ka marre hapat e pare te rrites se tij.
Ju lumte djem dhe vajza per punen e palodhshme dhe intepretimin e shkelqyeshem qe na dhuroni çdo here!

Brikenë Ceraja - Beka


MË SHUME NGA Kulturë