Shtohen zërat për largimin e Donnarummas nga PSG
Sharr Travel

Shtohen zërat për largimin e Donnarummas nga PSG

Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga PSG, pasi portieri italian nuk po gjen hapësira në formacionin e Mauricio Pochettinos.

Në të tilla rrethana, kampioni i Evropës në janar mund të ndryshojë ambient.

22-vjeçari ka mbetur nën hijen e Keylor Navas, duke regjistruar vetëm pesë ndeshje mes Ligue 1 dhe Ligën e Kampionëve ku ka pësuar katër  gola.

Pavarësisht bujës së transferimit në verë, aventura franceze mund të përfundojë para kohe, pasi edhe menaxheri i tij, Mino Raiola, i cili ka nisur punën për të gjetur skuadër të re për MVP e EURO 2020.

Një largim i mundshëm mund të mos jetë i leverdishëm për PSG, por fjala e fundit do të thuhet nga trajneri Pochettino, transmeton Telegrafi.

Opsioni i parë për portierin është Juventusi, që duket se e ka në listën e dëshirave.

“Zonja e Vjetër” beson që  mund ta marr si huazim me të drejtë blerjeje.