Arsenal rikthehet te fitorja
Sharr Travel

Arsenal rikthehet te fitorja

Arsenal ka mposhtur me rezultat 3-1 skuadrën e Aston Villës, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë në Premier Ligë.

Golin hapës të ndeshjes e realizoi mesfushori Thomas Partey pas një goditje me kokë nga korneri në minutën e 23-të, gjersa Aubameyang dyfishoi shifrat në fund të pjesës së parë nga penalltia për t’i dhënë skuadrës epërsinë e dyfishtë pas 45 minutave të parë.

“Gunners” nuk u ndalën as në pjesen e dytë teksa trefishuan epërsinë përmes Smith Rowes në minutën e 56-të nga një kundërsulm fantastik, transmeton "lajmi.net".

Krejt çfarë arritën të bëjnë mysafirët ishte shënimi i golit të nderit nga Jacob Ramsey në minutën e 82-të, për rezultatin final 3-1 në të mirë të vendasve.

Londinezët kështu rikthehen te fitorja pas dy barazime rresht dhe tani pozicionohen në pozitën e 9-të, duke mbledhur 14 pikë pas nëntë xhirove, gjersa për Aston Villan kjo është humbja e tretë radhazi në Premier Ligë, duke mbetur në pozitën e 13-të me 10 pikë të mbledhura.