FSK-ja do të marrë pjesë në Garën Ushtarake “Skuadra më e mirë 2021”
Sharr Travel

FSK-ja do të marrë pjesë në Garën Ushtarake “Skuadra më e mirë 2021”

Forca e Sigurisë së Kosovës me ftesë të ushtrisë së Sllovenisë, do të marrë pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare “Skuadra më e mirë 2021”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.

“FSK vazhdon me stërvitje dhe gara ushtarake bashkë me vendet anëtare dhe partnere të NATO-s. Deri sa jemi duke marrë pjesë në Stërvitjen Fushore ‘Disaster Relief Military Mobility Exercise 2021’ me rreth 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s,  sot një njësi tjetër e FSK-së, me ftesë të ushtrisë sllovene, do të marrin pjesë në Garën Ushtarake Ndërkombëtare Skuadra më e mire 2021”, ka shkruar Mehaj.

Sipas Mehajt kjo është edhe një mundësi e shkëlqyeshme që njësitë e FSK-së të konfirmojnë shkathtësitë e tyre dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar të korpusit të nënoficerëve me kolegët e tyre nga vendet anëtare dhe partnere të NATO-s.

“Forca djema dhe vasha tona! Kemi besimin maksimal në fitoret tuaja!”, ka përfunduar Mehaj.


MË SHUME NGA Aktuale