Solskjaer nuk ofron siguri, United hedh sytë kah tekniku italian
BKT
Sport

Solskjaer nuk ofron siguri, United hedh sytë kah tekniku italian

Solskjaer nuk ofron siguri për ecurinë e klubit. Manchester United ndeshjet e fundit ka kryer performance jo të mira por të lëkundura dhe pa vizion.

Tekniku norvegjez duket se nuk është më në planet e klubit për të drejtuar “Djatë e Kuq” , kështu klubi po mendon për një tjetër emër në stol.

Bëhet fjalë për ish- teknikun e Inter-it, Antonio Conte. Conte është ende pa një klub që pas largimit nga zikaltërit kur në dy vite e “ringjalli” Interin duke fituar dhe skudeton madje në sezonin e fundit, transmeton albeu.

Problemi i vetëm do të jetë paga e trajnerit por sipas “Daily Star”, nëse tekniku italian pranon ofertën, klubi do të jetë i gatshëm të shpenzojë për të sjell në “Old Traford” Conten.