A do të tërhiqet Shqipëria nga Botërori i boksit?
Sharr Travel

A do të tërhiqet Shqipëria nga Botërori i boksit?

Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Florend Kalivopulli, flet ekskluzivisht për RTK-në

Ja deklarata e tij e plotë:

“Në Serbi starton nesër  Kampionati Botëror i Boksit.

Ekipi jonë Kombëtar nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Renato Kurti, dhe me boksierët Alban Beqiri, Indrit Laci dhe Nelson Hysa është pjesëmarrës në këtë aktivitet.

Sipas informacioneve që kemi ekipi Kombëtar i Kosovës është i penalizuar nga Serbia për të marrë pjesë në këtë aktivitet.

Nga radhët e ekipit shqiptare ka patur një reagim njerëzor për këtë problem.

Por deri këtu....

Mospjesëmarrja e Kosovës në këtë aktivitet, që është më i rëndësishmi i boksit olimpik nuk është gjë e mirë, aq më tepër që Kosova këto vitet e fundit ka një nivel shumë të lartë boksierësh.

Për këtë arsye modestisht dhe aq sa na lejohet, ne do të ngremë zërin tonë gjithandej.

Por që të jemi të qartë…

Tërheqja e ekipit kombëtar shqiptar nga aktiviteti, do ishte fatale për ne. Do përjashtoheshim mbase për një dekadë nga të gjitha aktivitetet e boksit. Kurse ekipi i Kosovës nuk do penalizohej përveç këtij aktiviteti. Kam parasysh këtu penalizimin që ju bë ekipit të Kosovës në Indi.

Me pas pjesëmarrja në aktivitetet tjera pasuese nuk ishte problem. Kurse braktisja e një aktiviteti është e pafalshme.

Uroj që të bëhet më e mira…”