Manchester City mposht skuadrën e Brighton
Sharr Travel

Manchester City mposht skuadrën e Brighton

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 10 të Premier Ligës angleze mes skuadrës së Brighton dhe kampionit aktual Manchester Cityt, ku ky i fundit ka arkëtuar pikët e plota në stadiumin “Amex”.

Manchester City ka shënuar fitore si mysafirë me rezultat 4:1 kundër skuadrës së Britghton, përmes dy golave të Foden, një të Gundogan dhe një të Mahrez, kurse për vendasit golin e nderit e shënoi MacAllister nga penalltia.

Fillimisht, mesfushori Ilkay Gundogan shënoi golin e parë për Cityn në minutën e 13’, kurse sulmuesi Foden shënoi për tre minuta dy gola të shpejtë, respektivisht në minutën e 28’ dhe në atë të 31’, kështu duke e dërguar Cityn drejt zhveshtoreve në epërsi prej 3:0.

Pjesën e dytë më mirë e nisi Brighton, ku e gjeti golin e nderit nga pika e penalltisë në minutën e 80’.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, sulmuesi i krahut Riyad Mahrez shënon në minutën e 90’+5 shtesë golin e fundit të Manchester Cityt në fitore 4:1 si mysafirë kundër Brighton.

Me tre pikët e reja, Manchester City tani pozicionohet në vendin e dytë me gjithsej 20 pikë, dy më pak se Chelsea që zë vendin e parë.

Në anën tjetër, pavarësisht humbjes sot, Brighton vazhdon të okupojë pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 15 pikëve, aq sa ka edhe Tottenham në vendin e pestë por me një ndeshje më pak.

Rezultati final i ndeshjes është 4:1 në favor të Manchester Cityt.