22:47 / 23.10.2021
Milani rikthen epërsinë, shënon dy gola kundër Bolognas
Skuadra e Milanit ka rikthyer epërsinë në ndeshjen kundër Bolognas, ku rezultati momental është 4:2 në favor të “Rossonerëve”.
Fillimisht, mesfushori Bennacer shënon për 3:2 në minutën e 84’ të ndeshjes, kurse epërsinë në 4:2 e thelloi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 90’.
Milani është shumë afër tre pikëve të reja, që momentalisht do ta dërgonin në vendin e parë në tabelë në kuotën e 25 pikëve.























